INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon protesta e diasporës para Kryeministrisë. I bashkohen edhe banorët e Unazës së Re

Vijon protesta e diasporës para Kryeministrisë. I bashkohen edhe banorët e Unazës së Re

Publikuar më: 13:57 29-12-2018

Një grup emigrantësh po protestojnë përpara Kryeministrisë në ditën e dytë. Protestës së thirrur nga emigrantët i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Protestuesit bën thirrje që qytetarët të bashkohen për ti treguar qeverisë dhe klasës politike se nuk do lejojnë që padrejtësitë të vazhdojnë.  Një nga banorët e Unazës së Re u shpreh se "Shqiptarët duhet ti bashkohen protestës së tyre pasi zgjidhje nuk është largimi, por rrëzimi i qeverisë.  Nuk kanë munguar as pegdagogët në kët protestë. "Kush vjedh prindërit bën turp. Këta korba të vetmuar nuk mund ta hanë dot shqiponjën shqiptare"-tha një pedagog nga Universiteti i Durrësit. 
"Të bëhet Shqipëria për fëmijët tanë sepse koha jonë po ikën. Të gjithë duhet të zgjohemi, të gjithë duhet tit hemi stop kësaj padrejtësie"-deklaroi një prind. Ndërkohë studentët thanë se do të vijojnë protestën e tyre pasi kryeministri nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat.  
"Është protestë për kauzën e të gjithë shqiptarëve, ne do të qëndrojmë deri në fund. Shqiptarët janë bërë, nëse nuk është bërë Edi Rama le ta lërë dhe të iki, se qeveria është me qira". Në protestë kanë marr pjesë edhe të rinj që studiojnë jashtë vendit. "Dua që mundi i prindërve të mi dhe shqiptarëve të shkojë për Shqipërinë dhe jo për xhepat e politikanëve"- tha një vajzë që studion në Itali. 
Policia nuk dha leje për protestën duke paralajmëruar se organizatorët dhe protestuesit do të procedohen.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715