Edhe këtë të mërkurë në shenjë proteste fermerët kanë derdhur qumështin në rrugë.
Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhinës protestojnë duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.
Protestuesit bllokuan aksin kryesor rrugor.
Ata mbanin në duar pankartat ku lexohej “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.
Kjo është e disata javë që fermerët kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste, të derdhin qumështin në rrugë.