INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vijon puna në mes të acarit për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” [VIDEO]

Publikuar më: 14:09 05-01-2017

Në stadiumin e ri të kryeqytetit vijon të punohet me intensitet të lartë. Federata Shqiptare përmes një videoje në faqen zyrtare në facebook, ka treguar se ku po punohet.

“Punimet në impiantin e ardhshëm “Arena Kombëtare” vazhdojnë, edhe pse ditët e fundit ka patur rreshje. Por, favorizuar edhe nga moti i thate i dhjetorit, ne muajin e fundit është punuar me ritme shumë të larta dhe ndërtimi i objektit tashmë është në përputhje me grafikun e punimeve, madje në segmente të caktuara e ka tejkaluar atë.

Specifikisht sipas objekteve paraqitet ky situacion:

Në objektin “E” që i korrespondon tribunës Qëndrore është përfunduar pllaka e themelit. Aktualisht, po punohet për kollonat e katit të nëndheshëm.
Në objektet “D” dhe“C” që i korrespondojnë tribunës anësore (drejtimi Liqenit Artificial) është përfunduar pllaka e themelit. Po punohet për kollonat e katit nëndhe.
Në objektin “B” që i korrespondon tribunës karshi është përfunduar pllaka e themelit dhe kanë mbaruar kollonat dhe muret perimetrale të katit nëndhe, ndërkohë që është hedhur edhe një pjesë e soletës së ambjenteve teknike
Në objektin “A” që i korrespondon tribunës anësore (drejtimi TVSH, projekti i te cilës është modifikuar pasi i’u shtua edhe një kat tjetër nëndhe) është përfunduar gërmimi dhe është hedhur një pjesë e shtresës së betonit.
Në objektin “F” që i korrespondon kullës është kryer vendosja e pilotave mbrojtëse të rrugës dhe po bëhet përforcimi i tyre me tirante. Ndërkohe po vazhdon paralel edhe puna per gërmimin e themelit”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324