INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon saga e 'Trokit' mes Linda Rei- Xhensila Pere! Linda replikon me disa postime, ja ç'thotë [Foto/Video]

Vijon saga e 'Trokit' mes Linda Rei- Xhensila Pere! Linda replikon me disa postime, ja ç'thotë [Foto/Video]

Publikuar më: 14:36 02-12-2018

Mjaftoi intervista e së premtes në emisionin e përditshem në INtv 'Trokit' me Xhensila Peren që të rikthehej diskutimi në distancë mes saj dhe Linda Reit.

Intervista me moderatorin Ermal Peçi u fokusua në projektin më të fundit të Xhensilës por edhe për shkrimet online që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohë. Ermali i riktheu diskutimin e fustanit të saj në klipin e Genës, i cili u komentua nga Linda Rei. Xhensila tha se s'ka asgjë personale me të duke shfaqur habi pse u mor aq gjatë me fustanin e klipit.

fdhdgh.jpg

Ajo vijoi duke thënë se i vinte keqardhje për Linda Rein dhe se kjo e fundit gjithçka e bën për veëmendje. Pas intervistes Linda bëri një koment në faqen e Instagramit në INtv ndërsa paralajmeroi Ermalin në story për reagimin e saj. Kështu ndodhi, me disa video montazhe Linda replikoi sot në Instagramin e saj.

hfxgjhdgfjg.jpg

 

 

Ajo merret me përgjigjet e Xhensilës rreth operacioneve, përgjigje kontradiktore sipas Lindës. Nuk ndalet dhe merret sërish me fustanin, duke i thënë se nuk i rrinte aspak mirë për shkak edhe të formave jo të duhura. Madje Linda shton se dikujt tjetër mund t’i dukej bukur. Nuk lë pa përmendur sërish garën e kërcimit dhe faktit që të dyja s'kanë pasur përplasje gjatë spektaklit. Linda ka bërë shumë video reagime nga intervista e Ermalit me Xhensilën ndaj merrni në to pergjigje të tjera.

 

fghfgjdcyj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717