INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vijon suksesi për Ermal Metën, në fokus të mediave italiane [Video]

Publikuar më: 16:21 17-03-2017

Këngëtari Ermal Meta vijon suksesin e tij me këngën “Vietato Morire”. Pas Sanremos e çmimeve të marra atje, kënga vijon të kryesoj klasifikimet radiofonike, të rriten shitjet e cd-së dhe koncertet gjithmonë e më të shumta në Itali. Mediat atje vijojnë ta kenë gjithmonë e më shumë në fokus, siç ndodhi së fundmi me kronikën e dedikuar të  “TG Mediterraneo”. 

Udhëtimi i jetës, mes Shqipërisë dhe Italise, kthehet në udhëtimin e muzikës. Kjo është paralelja e ngritur në insertin ndaj Ermal Metës, duke i dhënë vëmendje sukseseve të tij të njëpasnjëshme, sidomos në edicionin e fundit të Sanremos.

Vet këngëtari tregon se “Vietato morire” është një mënyre e të jetuarit, një mënyre për të vendosur vet, jo të tjeret, se ç’ndodh me trupin, duke i dhënë sërish vëmendje apelit për të ndaluar dhunën.  Askush sipas tij, nuk ka të drejtë të cënoj brendinë dhe të jashtmen e secilit prej nesh.

 Çmimi i kritikës që mori për intepretimin e “Amara terra mia” vijon ta emocionoj. Akoma me  tepër edhe telefonata e bërë nga zonja Modugno.  Për Ermalin interpretimi i këngës ishte diçka krejt e veçantë, e vështirë për tu realizuar aq më shumë që i përkiste një artisti të madh.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832