Duket se nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në rajonin juglindor të vendit.
Lëkundje tërmeti janë regjistruar sërish këtë pasdite në Korçë.
Ministria e Mbrojtjes informon se në orët e pasdites është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mëngjesit të djeshëm.
Lëkundja e fundit është me magnitudë 4 e shkallës rihter. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme në dhjetëra banesa në rajonin e Korçës ndërsa banorë të shumtë të disa fshatrave janë duke qëndruar në tendat e vendosura nga Ministria e Mbrojtjes.
Lëkundja më e fortë është regjistruar mëngjesin e së shtunës me magnitudë 5.3 të shkallës rihter çka solli dëmtime.