Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vijon valën e shkarkimeve pas marrjes së detyrës.
Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, ndërsa në vendin e tij është emëruar Benet Beci, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Pak ditë më parë u shkarkuan nga detyra drejtori ARRSH-së Afrim Qendro dhe kreu i OST-së Klodian Gradeci.
Ndërkohë që lëvizjeve nuk i shpëtoi as drejtori i Portit të Durrësit, i cili gjithashtu u shkarkua nga ministrja e re.
Në foto Benet Beci