Një trup i pajetë është gjetur në mesditë në detin e Durrësit. Trupi i përket 46-vjeçarit Ilir Jella nga Tirana. Ai që u gjet në plazhin e Kallmit dhe besohet se ka qëndruar shumë orë në det e aktualisht ndodhet në morg. Në trupin e 46-vjeçarit nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa rrobat e tij janë gjetur në breg.
Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit.