INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Viktimat nga moti i ftohtë / Të rrezikuar ata që punojnë natën jashtë [VIDEO]

Publikuar më: 19:03 09-01-2017

Viktima e tretë nga acari është një 52-vjeçar  i  cili ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Lushnjes. Viktima Bashkim Çepa nga fshati Golem, punonte si roje nate në një pallat në Lushnje. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë viktimën, me shenja hipotermie nga temperaturat e ulëta. Ndonëse 52-vjeçari u dërgua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima ishte dhe i sëmurë kronik, me probleme kardiake. Ndërkohë më herët në qytetin e Sarandës ka gjetur vdekjen dhe 54-vjeçari Leonard Beqiri. 54-vjeçari u gjet në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Ai u dërgua në spitalin rajonal të qytetit por më pas ka ndërruar jetë. Drejtori i institutit te jetimeve, Ilir Çumani, tregon historinë e endacakut qe ishte jetim. Pavaresisht punes si gurëgdhendës, ai prej vitesh kishte perfunduar duke lypur në rrugët e Sarandës. Çumani bën përgjegjës shtetin dhe shoqërinë, për 54 vjeçarin që u nda dje nga jeta. Viktima e parë nga i ftohti është shënuar në qytetin e Durrësit para dy ditësh. Arben Sulo, 38 vjeç i cili ishte një i pastrehë është gjetur pa shenja jete nga kalimtarë të rastit në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Article Logic
Execution time: 0.0035707950592041