INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viktimë e rrjeteve sociale, 31-vjeçarja vret veten pasi i publikojnë videot “hot”

Viktimë e rrjeteve sociale, 31-vjeçarja vret veten pasi i publikojnë videot “hot”

Publikuar më: 14:10 14-09-2016

Një 31-vjeçare në Itali ka vrarë veten mbrëmjen e 13 shtatorit, pasi nuk ka duruar dot turpin e disa videve të nxehtë të shpërndara në rrjetet sociale. Tiziana Cantone ka varur veten me litar në shtëpinë e saj në Napoli, ku jetonte me nënën shkruan Tgcom24.

Vajza kishte shpërndarë disa video me 5 miq të saj të Whatsapp dhe njëri prej i kishte publikuar ato pamje të Facebook dhe Twitter pa dijeninë e saj. Gjithçka nisi si një lojë, lojë e cila ishte kthyer në makth për Tizianan. Që në momentin që mori vesh për publikime videove, 31-vjeçarja kishte hyrë në depresion, që çoi në vetëvrasjen e vajzës.

Komentet poshtë videos ishin tepër ofenduese dhe të rënda, gjë kjo që rëndoi më shumë anën psikologjike të vajzës. Tiziana kishte vendosur të largohej nga Napoli dhe kishte arritur deri aty sa ndryshoi edhe identitetin. Pro nuk ia doli dot, ajo nuk harronte atë që kishte ndodhur. Roberta Foglia Manzillo, drejtoresha e një prej shoqatave në mbrojtje të femrave në Napoli kishte dhënë urdhër që të hiqeshin urgjentisht videot e vajzës.

Madje ajo kishte paditur Facebook Ireland, Yahoo Italia, Google, Youtube dhe të gjithë personat e përfshirë në publikimin e videos. Sipas gjykatëses Monica Marrazzo, e cila po ndiqte çështjen e Tizianas, videot duhet të hiqeshin shumë më përpara, në mënyrë që mos të shkatërrohej jeta e vajzës.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223