Dekarata e Jurgenit për Mikelën se “ajo po tregon edukatën familjare” nxiti reagimet e vajzave dhe djemve në studio, madje edhe Bora u nervozua pas këtij momenti.
Jurgeni i tha Mikelës se nuk i pëlqejnë takimet e saj, pasi preket me djemtë që në takimin e parë, ndërkohë që “nuk e dimë çfarë mund të presim nga takimet e saj të dyta e më tej”. Mikela e kundërshtoi ashpër konkurrentin, duke theksuar se ajo bën çfarë të dojë në takimet e saj dhe se Jurgeni nuk është në takimet e saj.
Por debati agravoi më tej, kur Juri i tha Mikelën “po tregon edukatën familjare”.
Mikela: Kujt po i intereson që s’të pëlqen ty?
Jurgeni: Po tregon edukatën familjare? Mos fillo të qash më mori mami në telefon…
Mikela u largua nga studio, ndërsa vajzat e tjera kundërshtuan Jurin.
“O Jurgen nuk janë normale fare këto që po thua. Tregon edukatën e familjes dhe pastaj viktimizohesh. Nuk janë normale të gjitha këto. I thua tjetrës se po të ofendon ty pse kërkon të bëjë çfarë të dojë”, i tha Bora Jurgenit.