INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vilma Masha rrëfen një detaj për jetën personale, që nuk e kemi ditur

Vilma Masha rrëfen një detaj për jetën personale, që nuk e kemi ditur

Publikuar më: 12:31 30-05-2017

Kur nisi kjo histori? 

Vilma Masha, një nga figurat më të njohura të Digitalb, gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët sa i përket jetës së saj private. Megjithatë nuk ka ngurruar të ndajë disa detaje të saj, me Arjolën. E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Vilma ka folur për herë të parë për lidhjen e saj të dashurisë edhe pse pranon se nuk ka kërkuar asnjëherë vëmendjen nga portalet:

“Nuk preferoj të jem në qendër të vëmendjes për jetën time private. Mendoj se nëse dëshiron, në një vend si ky i yni mund të bëhesh protagonist sa hap e mbyll sytë, megjithatë përsa kohë që këto lajme boshe s’më gjenerojnë të ardhura, atëherë nuk kam pse e vendos veten në fokus!”-tregon Vilma.

E ndërsa Arjola e pyet në lidhje me historinë e saj të dashurisë, Vilma tregon:

“Po, kam një lidhje prej disa kohësh, më shumë se tre vjetësh tashmë. Po nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes, sepse as partnerit tim nuk i pëlqen kjo gjë.”

Por si janë planet e së ardhmes? Pyetjes së moderatores nëse kanë ndërmend të krijojnë familje, me humor Vilma i përgjigjet:

“Ashtu janë planet, duke qënë se edhe unë nuk jam më e vogël… Po patjeter, besoj që në një lidhje të konsoliduar gjërat vijnë gradualisht. Them besoj, sepse nuk jam natyrë që eci me plane dhe me përcaktime!”

Ndiqni intervistën, për të dëgjuar rrëfimin e plotë të një prej gazetareve e moderatoreve më simpatike të ekranit:

 

Article Logic
Execution time: 0.0017681121826172