INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vin Bejleri: “Si e bëra për vete Olën…” [VIDEO]

Vin Bejleri: “Si e bëra për vete Olën…” [VIDEO]

Publikuar më: 11:54 13-02-2017

Vini dhe Silva në Portokalli, aty nisi gjithçka.

Aktori Vin Bejleri ishte i ftuar në emisionin “Tek Unë” me Arjola Shehun për të folur për rikthimin e tij në televizion, projektet e reja kinemagrafike dhe sigurisht nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve të moderatores mbi jetën e tij personale.

I pyetur nga Arjola sesi e bëri për vete partneren e tij prej 13 vjetësh, aktoren Ola Harizaj, Vini tregon:

“Gjithçka nisi në Portokalli, aty ku unë dhe Ola interpretonin Vinin dhe Silvën, dy ish të dashur. Siç zakonisht qarkullon nëpër media, dolën fjalët edhe për ne se ishim të dashur. Aty i them Olës: “Bota e di, pse s’lidhemi vërtetë ne?!”. Sigurisht që kjo ishte një formë propozimi. Por vulën ja kam dhënë unë, kur i rrëmbeva një puthje në ashensor” tregon Vini, i cili me humor rrëfen puthjen e parë me Olën.

Këtë rrëfim nuk duhet ta humbisni! Ndiqeni në linkun e mëposhtëm (min 21:21):

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943