INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vin Veli e pranon më në fund, u ndava nga Bora sepse...

Vin Veli e pranon më në fund, u ndava nga Bora sepse...

Publikuar më: 16:22 16-12-2017

Pas shumë e shumë aludimesh mbi jetën e tyre private, Dj i njohur Vin Veli dhe moderatorja sportive, Bora Zemani na kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre. Në fakt, ka qenë Dj ai që i ka dhënë një përgjigje këtyre zërave duke u shprehur se ata janë ndarë me mirëkuptim pas disa rrethanave të caktuara, pas shumë viteve bashkë. Por ai që do i mbajë të lidhur përgjithmonë është djali i tyre Arbori edhe pse ata kanë vendosur të jetojnë të ndarë.

Edhe pse ai mohoi se shkaku i ndarjes ishte tradhtia, i ftuar në emisionin “Oktapod” Dj Vin Veli, e ka pranuar se shkaku i ndarjes kishte qenë tradhtia. Ai e ka pranuar se e ka tradhtuar Borën.

Në një rrëfim ndryshe nga të tjerat, Dj Vin Veli ka thënë se veprimi i tradhtisë ka qenë shumë i keq, i përjetuar nga ai. Ai ka pranuar se ka tradhtuar në një lidhje, por kjo gjë nuk e ka bërë të ndihet mirë.

I ftuar në emisionin "Oktapod", në intervistën përballë pasqyrës Vin Veli rrëfeu edhe momentet e vështira që ka kaluar prej humbjes se babait.

Vin Veli tha: “Ishte e papritur, nuk mendoj se një karakter i fortë nuk vuan, te gjithë vuajnë. Forca ime ka qene profesioni, atë periudhe nuk ndalova me axhenden dhe datat qe kisha, sepse e dija shume mire qe duke njohur natyrën e tij dhe mbështetjen qe me ka dhënë, e dija qe nuk do ma marrte për ters”.

Ai shtoi se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e ndjen mungesën e të atit: “Hera e fundit që kam qarë ka qenë ditën kur ndërroi jetë im atë."

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986