Pas fitores së garës së parë në Katar, vjen edhe fitorja e e dytë për Maverick Vinales në MotoGp. Në garën e Argjentinës, spanjolli ka
trumfuar duke lënë të dytin shokun e skuadrës Valentino Rossi. Kampioni italian, i cili garonte për herë të 350 në karrierë, ka zhvilluar një performancë të shkëlqyer, pasi u nis i shtati dhe e mbylli garën pas Vinales.
Kështu Yamaha konfirmohet dominuese këtë fillim-sezoni, pasi dy pilotët e saj, spanjolli Vinales dhe Doktor Rossi kanë kryesuar në këto gara të para.
Një garë mjaft e çuditshme kjo e Argjentinës, ku vlen të përmendet se Marquez, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, nuk arritën të përfundojnë garën. Pista e lagur bëri që edhe këta motoçiklistë me eksperiencë, të rrëshkasin dhe të përfundojnë në tokë. Gara e radhës e Moto GP, do të zhvillohet në Austin, në Texas, pas dy javësh.