INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vini re! Këto janë gjërat që duhet të bëni menjëherë pas marrëdhënieve intime!

Vini re! Këto janë gjërat që duhet të bëni menjëherë pas marrëdhënieve intime!

Publikuar më: 14:02 12-09-2019

Çdo çift duket se ka rutinën e vet përpara e pas marrëdhënieve intime. Kush bën një dush e më pas shtrihet të përkëdhelet e të bëjë dashuri me partnerin e dikush e lë dushin pas marrëdhënies. E rëndësishme është që rutina e çdo çifti duhet të përmbajë 5 pikat e mëposhtme. Akti intim fizik mund të na vendosë në kontakt me një mori bakteresh dhe vetëm përmes urimit ne nuk mund të themi se kemi pastruar organin gjenital.

Gjithnjë lahuni pas marrëdhënies me ujë të bollshëm dhe me sapunë që nuk çekuilibrojnë pH e vaginës. Lubrifikantët seksuale dhe bakteret nga gishtat apo goja mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të infeksioneve bakeriale.

– Pastrimi dhe hidratimi i vaginës me vajra esencialë

Në vaskë apo direkt ju mund të aplikoni pak vaj kokosi i cili do të trajtojë çdo ënjtje apo acarim të lëkurës nga akti.

– Pini ujë

Dehidrimi ndikon në të gjithë trupin tuaj, kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj është gjithashtu e thatë. Menjëherë pas seksit si femra ashtu dhe mashkulli duhet të pinë ujë në mënyrë që të stimulohet dhe fshikëza e urinës për të nxjerrë jashtë çdo gjë të dëmshme për organizmin.

– Hani ushqime të pasura me probiotikë

Kosi e ushqime të tjera të fermentuara kanë baktere të mira që gjenden në vaginë. Duke ngrënë këto ushqime ju do të ulni rrezikun e infeksioneve vaginale.

– Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që ju të “vetë-pastroheni” nëpërmjet urinimit.

– Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni.

Article Logic
Execution time: 0.0033009052276611