INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vini re! Këto janë gjërat “sekrete” që ju frikësojnë në një lidhje sipas shenjës së horoskopit!

Vini re! Këto janë gjërat “sekrete” që ju frikësojnë në një lidhje sipas shenjës së horoskopit!

Publikuar më: 18:39 12-11-2017

Romanca mund të na frymëzojë, të na forcojë vlerat tona dhe të na ndryshojë për mirë, por gjithashtu mund të ndriçojë një dritë mbi “pasiguritë” tona. Shumë gjëra ndodhin kur bien në dashuri dhe intv.al ju sjell pikërisht ato ngjarjeve për të cilat ju keni frikë kur jeni në një marrëdhënie. Ja cilat janë ato:

Frika më e madhe e shenjës së Dashit në një lidhje është që të tjerët të zbulojnë të vërtetat e tyre, prandaj të shfaqin ndjenjat me njerëz të tjera u duket jo e natyrshme që në fillim.

Gjëja e fundit që duan ata të shenjës së Demit është një pikëpyetje e madhe rreth lidhjes së tyre, prandaj mos u bëni kurrë të paqartë apo të papërfillshëm me këto persona.

Binjakët kanë frikë nga krijimi i varësisë dhe lidhjeve me dikë tjetër sepse sipas tyre është një përgjegjësi e madhe. Kështu që atyre u duhet shumë kohë të mendohen nëse duan të jenë në një lidhje apo jo.

Frika më e madhe e Gaforreve është të japin gjithçka në një lidhje dhe të përballen me indiferencë ose mosmirënjohje. Ata dashurojnë shumë dhe kjo është normale për ta.

Luanët adhurojnë të jenë të dashuruar dhe janë shumë të mirë në një marrëdhënie, por frika e tyre më e madhe është që të eklipsohen nga partneri i tyre dhe t’u zbehet shkëlqimi

Virgjëresha i merr lidhjet shumë seriozisht dhe dëshiron që të jetë partneri ideal, prandaj pritshmëritë e larta ndaj vetes mund të pështjellojnë partnerin e tyre

Peshorja në një lidhje serioze tregon çdo anë të vetes madje dhe atë të errëtën. Frika e tyre lidhet me faktin që ekziston dikush i cili i njeh mirë dhe mund të dëshmojë të gjitha anët negative.

Të gjithë e dimë që frika më e madhe e Akrepit është tradhëtia, por frika e tyre sekrete është të qenit i lumtur. Ata jetojnë sikur çdo eksperiencë është jetë a vdekje, prandaj kur kanë një marrëdhënie të lumtur bëhen konfuzë.

Frika më e madhe në një lidhje e Shigjetarëve është të jenë të mërzitshëm ose të mërziten. Atyre nuk u pëlqen e njejta rutinë, duan pasion dhe aventura çdo ditë sepse kanë shumë energji gje qëllime të mëdha.

Frika më e madhe e Bricjapëve është tradhëtia dhe që njerëzit e tjerë ta marrin vesh këtë, duke i bërë atë të duken të dobët ose të viktimizuar. Ata duan ta mbajnë personale dhe private dhimbjen.

Gjëja e fundit që duan Ujorët është që të jenë një nga çiftet “normale”. Ata nuk kujdesen për premtimet, unazat apo momentet e rëndësishme. Por duan që marrëdhënia e tyre të jetë plotëisht progresive dhe autentike

Peshqit janë një nga shenjat më të dashura të horoskopit kështu që në një lidhje ata i druhen faktit që të tjerët mund t’i përdorin.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887