INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vini re! Rregulla të reja për përdoruesit e rrjeteve sociale

Vini re! Rregulla të reja për përdoruesit e rrjeteve sociale

Publikuar më: 15:14 23-04-2018

Gjigantët e mediave sociale do nisin ti binden ligjeve të reja në angli për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që vijnë nga këto platforma.
Në një deklaratë drejtuar Kompanive Facebook dhe Google sekretari i shëndetësisë në Britaninë e madhe Jeremy Hunt, i ka akuzuar se për shkak të dëshirës të shtojnë sa më shumë përdorues kanë nisur të abuzojnë dhe me fëmijët, shkruan intv.al
Ai i ka kërkuar gjigantëve të mediave dhe qeveris gjithashtu që rrisin kontrollet dhe kufizimet, për fëmijët që përdorin rrjetet sociale.
Gjithashtu Hunt ka deklaruar se mosha për të pasur një rrjet social duhet të jetë minimumi 13 vjeç, dhe ky duhet të jetë kusht dhe jo të neglizhohet si në ditët e sotme.
Përdorimi për orë të tera i rrjeteve sociale ka nisur të ndryshoj jetën e shumë fëmijëve nga ana psikologjie madje i ka bërë më të ekspozuar ndaj rreziqeve si cyber bulizmi dhe manipulimi.
Ndër të tjera eksperti Hunt ka kërkuar nga prindërit të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre, pasi periudha që mund të kalojnë në rrejte sociale mund ti sjelli shumë pasoja.
Rikujtomë këtu fenomenin e Balenës blu ku shumë fëmijë vranë veten pasi ranë pre e një mashtrimi vetëm nga rrjetet sociale./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0030949115753174