Bukuroshja bionde, Viola Spiro, pas angazhimit në spektaklin “Dance with me”, ka rënë në qetësi.
Mesa duket është përfshirë e gjitha nga magjia e dashurisë dhe po i përkushtohet me kohë të plotë kësaj të fundit. Që prej ndarjes nga ish partneri, Arjon Muça, Viola nuk kishte zbuluar asgjë për jetën e saj private, ndaj edhe gjatë spektaklit “Dance with me”, u hamendësua se mes saj dhe partnerit në kërcim, Drini Zeqos, mund të kishte diçka më shumë sesa shoqëri. Por menjëherë më pas, ish velina e “Fiks Fare”, nisi të publikonte herë pas here foto me të dashurin gjatë udhëtimeve të tyre.
Ai nuk është person publik, është moshatar me Violën dhe është shqiptar, pavarësisht udhëtimeve të shumta që bën. Por Viola nuk zbulon më shumë se kaq duke preferuar ta mbajë private këtë lidhje, njësoj si në këtë foto të bërë vetëm para pak orësh, ku fytyrën e të dashurit e ka mbuluar me një kurorë. Ish velina, vazhdon t’i qëndrojë besnike vendimit për të mos e zbuluar identitetin e “mbretit” të saj. Por, Viola shprehet se ndihet shumë e lumtur me këtë lidhje dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Apo jo?