Ishte i bujshëm arrestimi i partnerit të saj nga autoritetet italiane për trafikim kokaine.
Kjo ngjarje i shkaktoi Viola Spiros një stres aq të madh saqë u detyrua të bllokojë komentet e fansave në rrjetet sociale.
Por mesa duket moderatorja shqiptare ka vendosur ta hedhi pas krahëve ndodhinë stresuese dhe të vazhdojë jetën e saj si më parë.
Bukuroshja bionde po e shijon në maksimum atmosferën festive në këtë prag Krishtlindjesh dhe Vitit të Ri dhe këtë na e vërteton më së miri me disa foto të postuara në Instastory ku shfaqen zbukurimet për pemën e Krishtlindjeve.
Epo bravo Viola, njeriu duhet të dijë si mos të ngelet peng i gabimeve të të tjerëve.