“Ai është shumë i njohur në zonën e ish-bllokut”.
Kështu është shprehu më parë në një intervistë për IN Tv moderatorja e njohur, Viola Spiro për të dashurin e saj, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Mirëpo ajo është fotografuar së fundmi në shoqërinë e partnerit të saj në një event të rëndësishëm në kryeqytet që u zhvillua javën e kaluar. Kjo është një nga daljet e tyre publike të rralla në një event kaq të rëndësishëm, por mesa duket historia e tyre e dashurisë po shkon në rrugën e duhur.