INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viola Spiro “pranon fajin”: Po, kam kopjuar Lori Hoxhën! [FOTO]

Viola Spiro “pranon fajin”: Po, kam kopjuar Lori Hoxhën! [FOTO]

Publikuar më: 14:33 26-07-2016

 Dy bjonde, dy bukuroshe, dy vajza ndoshta më të ngjashme seç duhet.

Kjo është përshtypja që u krijua nga fotoja e fundit që bukuroshja e ekranit shqiptar, Viola Spiro, hodhi në Instagram. Imazhi i Violës mbi jastëkët e restorantit Nammos në Mykonos dukej i njohur dhe jo më kot, pasi është tmerrësisht i ngjashëm me atë që Lori Hoxha ka postuar në Instan e saj rreth 3 javë më parë. E njëjta bluze, i njëjti qëndrim, e deri tek të njëjtat këmbë njëra përmbi tjetrën, Viola duket se në minimalisht është frymëzuar nga shkrepja e Lorit. Komenti i parë në foton e saj ishte një fans i cili e akuzonte se kishte kopjuar pikërisht Lorin. Viola nuk është treguar indiferente e as nuk është kursyer duke kthyer me ironi një “Po” të thjeshtë. Sa mundësi ka që të bëhet fjalë për një rastësi të thjeshtë?

Article Logic
Execution time: 0.0051591396331787