Viola Spiro na ka bërë të gjithë me dije me anë të rrjeteve sociale se aktualisht ndodhet në Paris me të dashurin e saj të saj të zemrës.
Ndërkohë që po shijon pushimet, pjesë e axhendës ishte edhe një vizitë në muzeun e “Madame Tussauds”. Duket se statuja prej dylli që tërhoqi më shumë vëmendjen e Violës ishte ajo e Jennifer Lopez. Jo më kot bukuroshja u ngjit për të shkrepur një foto me të dhe tentoi të krahasonte të pasmet. Ajo shkroi në Instagram: “U mundova aq shumë sa më zuri mesi. Në fund u dorëzova dhe shijova pamjen”.
Të paktën Viola është realiste. Thumbs up!