INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viola Spiro:

Viola Spiro: "Të dashurin e kam prezantuar me prindërit"

Publikuar më: 10:01 01-08-2016

Viola Spiro jep detaje mbi lidhjen e saj sentimentale. 

“Prej gati një viti jam në një lidhje” tregon bjondja bukuroshe në një intervistë për “Life Stories nga Arjola Shehu”. 28 vjecarja rrëfen:

 “Njihemi prej disa kohësh megjithatë kemi diçka më pak se një vit që kemi nisur lidhje tonë”. E pyetur nga Arjola nëse ai është një personazh publik, Viola shton: “Nuk është personazh publik. Unë pata një lidhje të gjatë me një personazh publik, megjithatë të qënurit në fokus të medias ndikoi negativisht. I dashuri im madje nuk do të përfshihet fare në lajmet e shtypit rozë. Ai e ka problem kur lakohet në rrjetet sociale. Ne, personazheve të njohur nuk na bëjnë më përshtypje komentet negative, kurse ai nuk i përjeton mirë”.

Edhe familja e Violës, e ka takuar partnerin e saj:

“Çdo njeri që unë kam patur në jetën time, familja ime e ka takuar, ndaj dhe kësaj herë nuk do të ishte ndryshe”, rrëfen Viola për Arjolën, teksa shton se i dashuri i saj nuk është aspak xheloz, madje është Viola që xhelozohet ndonjëherë.

Videon e plotë e ndiqni më poshtë: 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551