INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viola Spiro: Televizioni e ka humbur magjinë [VIDEO]

Viola Spiro: Televizioni e ka humbur magjinë [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 03-08-2016

Sigurisht që televizioni është një ëndërr për shumë vajza e djem të rinj që aspirojnë të jenë një ditë pjesë e ekranit magjik. Megjithatë sa magjik është në të vërtët ai?

Sipas Viola Spiros, prezantueses së njohur të shumë emisioneve sportive, televizioni e ka humbur prej kohësh magjinë e vet.  “Ishtë një ëndërr që doja patjetër ta realizoja. Tani që jam brenda kam ngelur shumë e pakënaqur. Në television jep më shumë seç në fakt merr. Fiton kontaktet, miq të mirë dhe të hapen më shumë dyer, por ka shumë media që abuzojnë me figurën time, vetëm për disa klikime më shumë.” tregon Viola në emisionin “Life Stories nga Arjola”.

“Mua njerëzit nuk më njohin më, ose gjykojnë e paragjykojnë pa më njohur, jam bërë si "tabelë qitje" për portalet online”, përmbyll rrëfimin e saj  bjondja simpatike. 

Videon e gjeni në këtë link: 

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994