INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Violeta Donaj rrëfen momentet e makthit me viktimën. 'Nëse më denoncon mendoje se çfarë mund të të ndodhë...'

Violeta Donaj rrëfen momentet e makthit me viktimën. 'Nëse më denoncon mendoje se çfarë mund të të ndodhë...'

Publikuar më: 14:35 20-06-2018

Ka dal ditën e sotme para trupit gjykues autorja që vrau me katër plumba bashkëshortin e saj në Milot.

Gjatë rrëfimit të saj, Violeta Donaj ka shfaqur pendesë për krimin.

Ndër të tjera 35-vjeçarja ka rrëfyer jetesën e vështirë me bashkëshortin e saj.

Ajo tregon se viktima e dhunonte shpesh dhe parat e shtëpisë i shpenzonte në alkool dhe bixhoz.

“Më çonte tek puna, merrte çelësin e makinës dhe rrinte tu u sjellë me shoqërinë. Më thoshte shpesh se po ta denoncoja do ta kisha keq punën. Ja më denoncove, u dënova 3 apo 6 muaj, po kur të dal çfarë mund të ndodh me ty?" shprehet Violeta

Në fund të seancës gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë 'burg pa afat" për 35-vjeçaren.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djelë 17 qershor, ku Violeta Donaj vrau në tregun e Milotit bashkëshortin e saj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916