INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIP-a që do ndryshojnë pamjen? Nis ''Doktor Plastik'', kush do jetë moderatorja dhe detajet e tjera i zbuloni tani! [FOTO]

VIP-a që do ndryshojnë pamjen? Nis ''Doktor Plastik'', kush do jetë moderatorja dhe detajet e tjera i zbuloni tani! [FOTO]

Publikuar më: 09:22 30-05-2019

Pas një sezoni të parë të suksesshëm, “Doktor Plastik” emisioni që ka të bëjë me ndryshimet që i bëhen njerëzve të ndryshëm me ndërhyrje estetike, do të nisë sërish në Tv Klan nga e hëna në orën 21:00.

Me një ide të autores Elda Laze dhe prezantimin e Kiara Titos, edhe në sezonin e dytë të tij, në qëndër të çdo episodi të këtij emisioni do të ketë një personazh që kërkon të bëjë një ndërhyrje estetike me qëllim përmirësimin e një defekti të lindur estetik apo të fituar në vite. Por këtë vit do ketë edhe personazhe të njohur publikë?

Është vetë autorja Elda Laze ajo që na intrigoi lidhur me këtë pas një rrëfimi për intv.al ku u shpreh:

“Këtë vit vijmë me më shumë puntata dhe këtë sezon do të kemi edhe personazhe publikë”- theksoi ajo, por pa përmendur emra.

Të gjithëve na pëlqejnë surprizat, kështu që s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

tet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781