INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vip-at që

Vip-at që "braktisin" Shqipërinë

Publikuar më: 14:46 16-02-2016

Larg punës, larg stresit.

Edhe pse në kryeqytetin e Shqipërisë temperaturat janë të larta dhe është një ditë ideale për të ndenjur jashtë zyre, disa nga personazhet tona të famshme kanë marrë valixhet për të kaluar pak kohë në vende të tjera të botës. Kështu teksa shohim profilet e tyre në Instagram na kap syri True Kapo-n që shkrep një pozë në orën 5 të mëngjesit në Firence. Mëngjesi zbardh me një shëtitje nga Harku i Trumfit në foton e Viola Spiro. Oh la la Paris! Për të vazhduar më pas me një kafe në Selanik së bashku me Rozana Radin, e cila ka një pamje fantastike nga hoteli i saj. E teksa Floriana Garo na kujton edhe njëherë udhëtimin e saj në Dubai, vrasim mendjen çfarë ka në plan të bëjë Eneda Tarifa në Mbretërinë e Bashkuar?  Duke qënë se tashmë nuk jemi në një periudhë festash dhe puna  zë pjesën me të madhe të ditës tonë, vrasim mendjen përse gjithë këta personazhe kanë lënë pas vendin e tyre? Mos vallë kërkojnë t’iu largohen përgjegjësive dhe jetës stresuese të vendit tonë?

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549