INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIP-at shqiptarë bëhen bashkë kundër koronavirusit, ja mesazhet sensibilizuese

VIP-at shqiptarë bëhen bashkë kundër koronavirusit, ja mesazhet sensibilizuese

Publikuar më: 18:27 11-03-2020

Pas situatës aktuale në vend, ku deri tani janë konfirmuar 12 persona të prekur nga koronavirusi Covid-19, VIP-at shqiptarë kanë vendosur të përcjellin mesazhe sensibilizuese për qytetarët dhe ndjekësit e tyre.

Arbana Osmani: “Le të përpiqemi të bëjmë maksimumin për ta parandaluar përhapjen e virusit duke marrë të gjitha masat që duhen në këto ditë. Të lajmë sa më shpesh duart me ujë e me sapun. Të vendosim duart para fytyrës kur tështimë, brrylin përpara gojës nëse kollitemi. Të evitojmë të gjitha kontaktet me njëri-tjetrin, puthjet përqafimet, dhënien e dorës. Të qëndrojmë në shtëpi, të zbulojmë edhe njëherë kënaqësinë e të qëndruarit në shtëpi pranë të dashurve tanë,pranë fëmijëve tanë dhe të shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Ju lutem bëjeni për njëri-tjetrin, bëjeni për ju”.

Ardit Gjebrea: “Korona është virusi që po tenton të hyjë në çdo familje. Duhet t’i mbyllim derën e shtëpisë. Le të dëgjojmë me vëmendje dhe të zbatojmë këshillat që na japin mjekët, të evitojmë daljet në ambientet publike, të kujdesemi për higjenën tonë dhe sidomos të lajmë duart sa më shpesh. Të mos prekim fytyrën me duar. Fëmijet duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kujdesi për tjetrin do të thotë të kesh kujdes për veten. Ne do ja dalim”.

Kledi Kadiu: “Të dashur bashkëatdhetarë për shkak të përhapjes së Koronavirusit po përjetojmë çaste të vështira. Gjithkush prej nesh duhet të bëjë atë që na kërkohet. Unë rri në shtëpi, ju ftoj ta bëni dhe ju që të ruajmë veten dhe të dashurit tonë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”.

Blerina Bombaj: “Shprehja popullore “Frika ruan vreshtin” është shprehja e duhur për këtë situatë. Për sa kohë ky virusi është i panjohur për mjekësinë do dojë kohë që të menaxhohet dhe gjatë kësaj kohe ne bëjmë mirë të marrim masa ekstreme sigurie. Nga kujdesi i tepërt nuk vjen asnjë e keqe. Nga pakujdesia mund të vijë gjithçka. Këshilla ime nuk është vetëm ushqehuni mirë, lani duart, lani veten, lani sipërfaqet dhe objektet. Këshilla ime është mos kontaktoni me njerëz, mos frekuentoni vende të cilat frekuentohen nga shumë njerëz, evitoni hyrje, daljet, qëndroni në shtëpi të izoluar”.

Eranda Libohova: “Të dashur miq disa situata nuk janë në dorën tonë, por të paktën të kujdesemi për veten, për tjetrin ndaj të gjitha këshillat që na kanë dhënë le t’i kthejmë në një stil jetese duke mos harruar të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos ta ulim vigjilencën asnjë moment”.

Rozana Radi: “Sot me shume se kurre duhet te kthejme syte nga familjet tona! Degjoja sot te rinj qe thonin: Na cmenden me kete Corona Virus , eshte thjesht nje grip i lehte!

Duhet te mendojme per familjaret tane. Per nene, babain per gjysherit qe jane shume me te rrezikuar. Per ata familjare qe vuajne nga semundje te ndryshme dhe imuniteti i trupit te tyre eshte i dobet. Mos te behemi “INJORANT” dhe ta minimizojme gjene deri sa te jemi ne gjendje te tallemi me te. Nuk them as te panikosemi por duhet te tregojme qytetari dhe te zbatojme keshillat qe japin mjeket. Te ruajme distancat me kedo dhe me familjaret tane. Te ruajme distancat me njerezit ne pune ( flas ketu per ne qe duhet te vazhdojme punen) mos ti afrohemi njeri tjetri dhe mos te prekim sendet e njeri tjetrit. Mendimi im ne keto momemte eshte prane njerezve te prekur , prane mjekeve qe u qendrojne pare te infektuareve dhe pse kane familjet e tyre ata jane aty.

Per ata qe kane humbur punen dhe jane ne situata te veshtira. Per te gjithe te pastrehet . Lutem qe Zoti te jete prane te gjitheve ne kete kohe te veshtire.

Nese e do familjen tende ruaj distancat , respekto higjenen dhe shmangni daljet ne vende publike”.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104