INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vip-at shqiptarë, humanë që do të mbahen gjatë në kujtesë nga fansat…

Vip-at shqiptarë, humanë që do të mbahen gjatë në kujtesë nga fansat…

Publikuar më: 11:50 30-11-2017

Vip-at shpesh duke i parë nga ekranet i simpatizojmë ose jo por takimi me ata në realitetin e përditshëm mund të jetë shumë i ndyshëm nga imazhi që ne mund të kemi krijuar në mendjen tonë.

Dhe në fakt nuk ka pasur pak raste, ku njerëz të zakonshëm, janë zhgënjyer pasi i kanë takuar idhujt e tyre sepse për fat të keq, karakteri i tyre nuk iu ka pëlqyer ndonëse në artin e tyre ata kanë shkëlqyer.

Ne sot do të flasim për ata Vip-a që kanë një numër të madh fansash dhe kanë një zemër aq të madhe sa që e kanë bërë publikun të dashurohet më shumë me ata.

Personazhet për të cilët do të flasim në këtë artikull, në një pikë të karrierës së tyre kanë vendosur të bëjnë më shumë se bamirësi, ata kanë marrë iniciativën të ndërtojnë një shtëpi nga që nga themelet për dikë që nuk ka pasur mundësi.

Të gjithë e dimë se të ndërtosh sot një shtëpi, nuk është e thjeshtë dhe mundësitë nuk janë gjithnjë të tilla sa për ta ofruar falas këtë shërbim, por ja që disa fansa me fat, kanë pasur mbështetjen e të preferuarve të tyre për të pasur së paku një strehë mbi kokë.

GETINJO

Pak pasi reperi i ri Getinjo publikoi këngën e tij ‘Helem’ vendosi që të ndërtojë një shtëpi për një familje që nuk kishte mundësi ta bënte diçka të tillë. Vetë Getinjo kishte lidhur kontakte me një komapani ndërtimi që kishin besuar në kërkesën e tij dhe bënë ëndrrën realitet për një familje në Kosovë. Edhe vetë reperi, së bashku me skuadrën u fut të ndërtonte njësoj sikur të ishte i këtij zanati.

NOIZY

Noizy njihet që është një ndër personazhet që më së shumti ndihmon ata që nuk kanë mundësi. Ai shpesh shkon dhe viziton fëmijët në Shtëpinë e Fëmijëve në Durrës ku për çdo festë ka gati dhuratat për të gjithë ata të cilët janë edhe njëkohësisht fansat e tij më të zjarrtë. Në vitin 2016, ai investoi në plot 3 shtëpi në Durrës të cilat ishin në gjendje skandaloze por falë bujarisë së këngëtari u ndërtuan edhe një herë nga e para. Ndërkohë që brenda këtij viti, Noizy gjithashtu ju përgjigj kërkesës së Blendi Fevziut në ‘Opinion’ për të ndërtuar një shtëpi për një familje në nevojë.

ADMIR MEHMEDI

Admir Mehmedi, futbollisti zviceran me origjinë maqedonase nuk ka harruar origjinën e tij dhe ka treguar se ka një zemër të madhe. Në fakt, 25-vjeçari ka vendosur t’i dhurojë një shtëpi një familjeje të varfër nga Padalishti, qyteza ku babai i tij ka jetuar deri në 1983-in. Ky i fundit nuk ka qëndruar indiferent para kushteve në të cilat jetonte familja fatkeqe e përbërë nga 6 persona dhe ka financuar rikonstruksionin e shtëpisë për një shifër që nuk është zbuluar.

LABINOT TAHIRI 

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij bamirëse. Gjithnjë Labi ka qenë i gatshëm për të realizuar fushata sensibilizuese ku ka mbledhur shumë njerëz për të dhuruar ndihma për familje në nevojë si dhe ka mbledhur fonde për shërimin e disa prej tyre. Por një ndër arritjet e tij më të mëdha përsa i përket bamirësisë ka qenë ndërtimi i një shtëpi për familjen e varfër Konushevci në një fshat të Prishtinës.

MËRGIM MAVRAJ

Mërgim Mavraj është një nga personazhet më të veçanta në grupin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe këtë e kanë kuptuar shumë shpejt edhe në Gjermani duke qenë se asokohe edhe mediave gjermane u ka bërë shumë përshtypje se si futbollisti shqiptar nuk kishte nisur pushimet si shokët e skuadrës të Hamburgut, por kishte udhëtuar drejt vendit tonë për t’u marrë me bamirësi. Ai ka ndërtuar një shtëpi në Prishtinë të gjithën për bamirësi ku jetonin 6 fëmijë të një familjeje ku të ardhurat ekonomike ishin shumë të ulta.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488