INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIP-at shqiptarë që po e shijojnë karantinën: 'Gjëja më e bukur që më ka ndodhur'

VIP-at shqiptarë që po e shijojnë karantinën: 'Gjëja më e bukur që më ka ndodhur'

Publikuar më: 18:33 10-04-2020

Pas mbërritjes së Koronavirusit në vendin tonë, menjëherë u morën masa për parandalimin e përhapjes së tij dhe qytetarët u vetëkarantinuan në shtëpitë e tyre. Mbyllja në shtëpi nuk ka qenë një periudhë aq e mirë për të gjithë dhe shumë janë ankuar për faktin që nuk mund të lëvizin të lirë. Ndërsa të tjerë duket se po e shijojnë në maksimum këtë periudhë. Sinan Hoxha e ka quajtur gjënë më të bukur që i ka ndodhur ndërsa Rudina Dembacaj e ka cilësuar si “muaj mjalti”. “Revistawho.com” ju sjell në vazhdim VIP-at shqiptarë që po e shijojnë karantinën.

Eranda Libohova vërtet nuk mund të dalë nga shtëpia, por po e shijon këtë periudhë duke marrë rreze dielli në kopshtin e shtëpisë. Ata që jetojnë në shtëpi private kanë fatin të veprojnë kështu si Eranda e cila na i bëri zili me foton e fundit. “Po përpiqem t’i marr më të mirën kësaj periudhe”, u shpreh këngëtarja.


Moderatorja nga Kosova, Liberta Spahiu në intervistën më të fundit për emisionin “Rudina”, tregoi se nuk e ka aspak problem të qëndrojë në shtëpi. “Unë nuk jam person që dal shpesh edhe kur nuk ka qenë situatë e tillë. Jam tip shpellare që rri mbyllur ose rri me miqtë e ngushtë në lagjen ku jetoj”, tha Liberta.


Sinan Hoxha gjithashtu po e shijon këtë periudhë sepse më në fund mund të qëndrojë me bashkëshorten dhe djalin. Për shkak të koncerteve të shumta, këngëtari ishte detyruar të qëndronte për një kohë të gjatë larg tyre. “Kjo ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua, po kaloj çaste shumë të bukura me djalin dhe me bashkëshorten. Kështu që çdo e keqe, e ka një të mirë. Unë e kam marrë si pozitive këtë gjë. Sinqerisht, për herë të parë kam luajtur pafundësisht me djalin. Jam kënaqur pafundësisht. Jam ndoshta ndër të paktët, që nuk jam mërzitur, asnjë moment të mundshëm”, tha ndër të tjera Sinani.


Olta Gixhari po e kalon karantinën në Spanjë me partnerin e saj. Aktorja është shprehur se po e shijon karantinën dhe ka mësuar të gatuajë. “E dini që kam mësuar të gatuaj? Dhe kam mësuar të gatuaj gjëra që nuk i kam menduar ndonjëherë. Dija të gatuaja gjëra bazike, por tani kam filluar deri te buka që e bëj vetë. Është edhe antistres për mua. Ka plot gjëra për të bërë në shtëpi: të lexosh, të bësh gjimnastikë, të gatuash, të merresh me veten etj. Unë jam me partnerin tim dhe në këtë formë ia kalojmë më mirë bashkë”, tha Olta.


E çuditshme për një vajzë që e sheh nga koncerti në koncert, nga avioni në avion, të mbyllet brenda katër mureve, por Enca po e kalon më së miri këtë periudhë. “2-3 ditët e para e kisha shumë të vështirë, por tani po e kaloj kaq mirë, saqë nuk e di si do përshtatem me jetën reale kur të kthehemi në normalitet. Ne gjithmonë ankohemi se nuk kemi kohë të rrimë me familjen, të bëjmë këtë gjë, apo atë. Le t’i bëjmë tani që kemi kohë të gjitha ato që nuk kemi mundur”, është shprehur këngëtarja.


Rudina Dembacaj e quajti muaj mjalti këtë periudhë na karantinë me Mark Frrokun. “Marku sheh seriale, unë gatuaj. Ai më thotë të lumshin duart. Qenka si muaj mjalti”, tha Rudina e cila gjatë kësaj periudhe ka qëndruar shumë aktive në rrjete sociale duke postuar shpesh momente me partnerin./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658