INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIP-at SHQIPTARË që s'i morëm vesh KURRË nëse janë të lidhur apo jo! [FOTO]

VIP-at SHQIPTARË që s'i morëm vesh KURRË nëse janë të lidhur apo jo! [FOTO]

Publikuar më: 21:42 02-02-2019

Portalet dhe mediat rozë janë mbushur plot me lajme se ata janë në një lidhje, madje shpesh herë janë kapur edhe MAT, por asnjë prej këtyre të famshmëve nuk e ka pranuar publikisht se janë çift.

Jo vetëm që janë kapur MAT, por burime të shutma kanë konfirmuar thashethemet, mirëpo privatësia është prioritet për shumë prej tyre ndaj dhe ata e kanë mbajtur shumë hermetike jetën e tyre sentimentale.

Por domosdo, për shkak të rrjeteve sociale e jo vetëm, privatësia e çifteve të famshme është cenuar shpesh herë dhe janë zbuluar lidhje që nuk na i merrte mendja në shoëbiz-in shqiptar.

“intv.al´sjell disa nga “çiftet” shqiptare që janë përfolur shumë, por se pranuan kurrë që janë në një lidhje:

Butrint Imeri dhe Kiara Tito

tjt.jpg

 

"Me Butrintin kam nje miqesi qe ka nisur ne televizion. Nuk ka asgje me shume", kështu është shprehur Kiara Tito në janar të 2018-ës për intv.al dhe në shumë dalje të tjera publike ajo është shprehur se është single. Mirëpo moderatorja dhe këngëtari janë kapur disa herë mat bashkë, si në Prishtë, ashtu edhe jashtë vendit.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

ruet.jpg

 

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Pavarësisht se janë munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre, jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë kapur mat nga paparacët apo edhe nuk i kanë rezistuar tundimit t’i komentojnë njëri-tjetrit në Instagram. Madje edhe në dasmën e Ledionit e Sarës, Krenari dhe Luana shkuan si çift si dhe në festën e Krishtlindje ata u fotografuan në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë. Madje Luana ndjek dhe të ëmën e Krenarit në Instagram, por sigurisht që do të vazhdojë ta mohojë se është në një romancë me Çoçajn.

Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu

mirir.png

 

Angela Martini është cilësuar gjithnjë si sebepi i ndarjes mes çiftit Anxhelina Hadëgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu. Vajza e këngëtares Albërie Hadergjonaj e ka quajtur serioze lidhjen e saj të gjatë me djalin e biznesmenit, por ka hedhur poshtë faktin që Angela Martini ka qenë shkak i ndarjes së saj nga Fatmiri, ndonëse ata janë parë së bashku në Tiranë duke festuar. Ka qenë serioze, po me Fatmirin… nuk ka qenë fare Angela arsye e ndarjes.

Ne të dy kemi qenë larg për dy vjet dhe normalisht jemi rritur. Ai i ka pasur gjërat e veta këtu, unë të miat, ka thënë Anxhelina. Por nëse vërtet ka pasur diçka mes Angela Martinin dhe Fatmir Hysenbelliut, kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Flori Mumajesi me Fifin dhe Kejsi Tolën

flet.jpg

 

Në mediat online lidhjet e dashurisë së Flori Mumajesit janë vënë në qendër të vëmendjes. Një herë u aludua për lidhje me Fifin, më pas me Kejsi Tolën e kështu me rradhë.

Si të mos mjaftonin këto lajme, ata ishin të ftuar në emisionin e Luanës dhe me “lojërat” e Florit ai i bëri edhe më shumë konfuzë fanast, por si përfundim u kuptua që ata nuk janë në një lidhje, madje Fifi tha fjalët më të mira për kantautorin e njohur duke e quajtur si inspirim.

Burime për portale të ndryshme thanë gjithashtu që Flori dhe Kejsi Tola janë në një romancë, por këngëtarja i ka mohuar këto zëra duke thënë që e ka thjesht shok.

Young Zerka dhe Ronela Hajati

bee.png

 

Prej vitesh Ronela Hajati dhe Young Zerka përfliten për një lidhje romantike.

Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë dhe shpesh shprehen se janë miq e bashkëpunëtorë mjaft të mirë, por kjo sigurisht nuk i ka ndaluar titujt rozë të adulojnë për shenjat e një lidhjeje të mundshme

Në vitin 2016, Ronela ishte në kulmin e thashethemeve për lidhje mes saj Young Zerka, por gjatë një prononcimi pyetjes: “Sa e do Young Zerkën?”, ajo iu përgjigj: “Unë s’jam e lidhur me Zerkën, kështu që nuk kam çfarë të mbaj sekret”. Edhe pse ata rrinë gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervistat, këtë e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim, pasi Ronela bën tekstet e këngëve të Zerkës.

Në një emision tjetër, ata u pyetën nëse janë në një lidhje dashurie dhe Ronela tha: “jo jam vetëm, vetë zot, vetë shkop”. Përgjigje të njejtë dha edhe Young Zerka.

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari

rit.jpg

 

Prej disa ditësh përflitet se Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me Vis Bajraktarin. Edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë lajm, fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe postimet me “kunja” kanë bërë që të shpërthejnë thashethemet. Por edhe pse s’ka patur reagime nga ata, një veprim i Visit ku fshiu dedikimin romantik që kishte bërë për Lorin, i befasoi të gjithë. Të gjithë fansat po presin një reagim nga Lori./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094