Të gjithë biem dakort se pamja është një faktor shumë i rëndësishëm, por tashmë parukeritë që na ndihmonin me këtë pjesë, janë mbyllur si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në këtë mënyrë disa nga VIP-at tanë janë detyruar të kujdesen vetë për pamjen e tyre duke bërë edhe ndryshime.
Tayna ka vendosur t’i presë flokët shkurt gjatë karantinës. Këngëtarja postoi një foto me modelin e ri të flokëve teksa dukej e kënaqur nga rezultati.
Gjithashtu edhe Jonida Maliqi vendosi t’i presë flokët gjatë kësaj periudhe. Këngëtares i shkon shumë modeli i ri me baluke të cilin me siguri do ta mbajë gjatë.
Ndërsa Enca vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Ajo postoi disa foto ku shfaqej me flokë ngjyrë gri që e bëjnë të duket edhe më e ëmbël.
Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi u detyrua t’i qethte vetë flokët dhe përfundoi me këtë pamje. Aktori shkaktoi shumë të qeshura me videon ku shfaqej duke qethur flokët.
Po ashtu edhe Florian Agalliu u detyrua t’i qethtë vetë flokët gjatë karantinës. Moderatori postoi disa foto gjatë proçesit.
Ndërkohë Alban Skënderaj vendosi t’i rrisë flokët duke u kthyer kështu me pamjen që ka patur në 2005. “Çfarë s’do jepja për një berber”-tha këngëtari./revistawho.com