INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vip-at urojnë 7 Marsin [FOTO]

Vip-at urojnë 7 Marsin [FOTO]

Publikuar më: 16:35 07-03-2017

7 Marsi është një festë kombëtare dedikuar të gjithë personelit edukues të shkollave shqiptare.

Kjo ditë është festuar në të gjitha trevat shqiptare që më 7 Mars 1887, ditën që u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kështu kjo ditë është quajtur si festa e mësuesit, për ta përkujtuar këtë ngjarje historike dhe kulturore vit pas viti.

Ndërsa sot urimet që e kanë përkujtuar këtë festë kanë qenë të shumta, duke nisur që nga zyrtar shtetëror, Kryetar partie dhe subjekte të tjera. Për këtë festë të shënuar nuk kanë munguar as urime nga Vipat shqiptarë.

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka pasur festë për shumë pjestarë të familjes në këtë ditë. Në profilin e saj në Facebook ajo ka urur prindërit e saj, teksa shkruan “Gëzuar 7 Marsin të shtrenjtit e mi”. Ndërsa në një tjetër status më pikant, ka uruar bashkëshortin, i cili si duket është mësues. “Bufi im, tullaci im! Gëzuar 7 marsin. Je profesori më sexy që njoh”, shkruan Rudina në foton e postuar në Insta Story.

rudina_dembacaj.jpg

Ndër ato që kanë uruar prindërit për këtë festë kanë qenë edhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu dhe aktori Ermal Mamaqi. Në një foto të postuar në facebook, Blendi shafaqet së bashku me dy prindërit, të cilët i ka uruar për festën e 7 Marsit. “Në respekt të prindërve të mi mësues në festën e 7 Marsit”, shkruan Blendi.

brenda.png

Moderatorja Fiori Dardha ka postuar një foto plot me gabime ortografike teksa shkruhet, “Gzr 7 Marësin tgjith msusve tmi q mkan msuar abc, q mkan dhenur dije e qe mkan ndihmu q un tbehem kjo q jam sot”. Si gjithmonë, Fjori edhe në këtë urim ka përdorur ironinë.

firoi_dardha.jpg

Nuk keni parë akoma urimin më të bukur i cili vjen nga Bes Kallaku. Ai ka postuar një foto të tij qesharake duke luajtur ndonjë rol, mbi të cilën shkruan, “Gzuar 7-8 dhe 9 Marsin tkeqen msusi”. Këto ishin disa nga urimet e personazheve të ekraneve shqiptare.

bes_kallaku.jpg

7 marsi e ka bërë nostaligjik edhe futbollistin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, i cili ka postuar një foto të klasës së parë. Sipër fotos Loriku shkruan, “ Me këtë foto të klasës së parë të vitit 1989 në Prishtinë, shkolla Elena Gjika, dua të uroj 7 Marsin të gjithë mësuesëve dhe bashkëkombasëve tonë”. Këto ishin disa nga urimet e personazheve të ekraneve shqiptare.

 

lorik_cana.png

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545