Sa vjen dhe fama e artistëve shqiptarë po rritet edhe më shumë…
Deri dje ishin vetëm 8 shqiptarë të cilët e kanë kaluar shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, (Enca, Noizy, Luana Vjollca, Ledri Vula, Era Istrefi, Elvana Gjata, Xhensila Myrtezaj, Armina Mevlani), por tani u bënë 9. Po në vendin e nëntë kush renditet?
Bëhet fjalë për yllin shqiptar Dhurata Dora. Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila i ka dhuruar publikut shumë hite të cilat i kemi kërcyer të gjithë padiskutim.
Së fundmi edhe Dhurata arriti këtë shifër të ‘çmendur’ ndjekësish në Instagram, siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë./intv.al/