INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vipa-at urojnë 8 Marsin [FOTO]

Vipa-at urojnë 8 Marsin [FOTO]

Publikuar më: 13:57 08-03-2017

 

Por çdokush sot ka kujtuar sakrificat, dashurinë pa kushte dhe kujdesin e nënave duke treguar vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj tyre nëpërmjet urimeve. Dhe ne kemi mbledhur urimet e personazheve vip, shumë prej të cilëve na njohin edhe për herë të parë me të shtrenjtat e tyre.

Rozana

Ndryshe nga të tjerët, Rozana nuk e sheh si festë. “Nëse doni vepra shikoni një grua! Mos festo këtë 8 mars,  por protesto për të drejtat e tua!”, shkruan ajo.

rozana.png

Bes Kallaku

Nuk kishte si të mungonte  edhe urimi i Bes Kallakut  për pikën e ti të dobët, Iljen. “Gëzuar 8-Marsin të gjithë nënave, nga unë dhe Ija””.

bes_kallaku.png

Granit Xhaka

Urimi që Granit Xhaka  bën për mamanë e tij mund të jetë frymëzues për shumë djem të tjerë.

“8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t'u përulemi e ti falenderojme shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa netë pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.

Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës time do të jem mirmjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymzon të eci i sigurt përpara.

Të dua Shumë NËNA ime!

Gëzuar festën Edhe Shumë e Shumë festa sëbashku.

granit_xhaka.png

Renis Gjoka

“Gëzuar mamo. Të kam zemër”, shkruan Renisi.

renis_gjoka.png

 

Ledion Liço

Në këtë 8 Mars moderatori i Top Channel na ka prezantuar për herë të parë me mamanë . Ai ka bërë një urim special për dy femrat e rëndësishme të jetës së tij. “Me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime! Në të majtë nëna ime që më mësoi të jem ndryshe nga të tjerët në gjithçka që bëj. Dhe në të djathtë dashuria e jetës sime, gruaja më e mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë!

 ledion_lico.png

 

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi na prezanton për herë të parë me mamanë e saj. “Të gëzosh edhe shumë 8 marse tjera , lulja më e bukur në botë ! Je frymëmarja ime je dashuria më e madhe në botë !”, kanë qenë këto fjalët që këngëtarja ka shprehur dashurinë e madhe për mamanë e saj.

leonora_jakupi.png

Noizy

Edhe Noizy sot ka dalë nga ai petku i “bad boy” dhe ka bërë mashkullin xhentil në 8 Mars, për 3 femrat e rëndësishme të jetës së tij. 3 buqeta te mëdha me lule njërën prej të cilave e mban në duar mbesa, Prayla. Një për mamanë, një për motrën ndërsa për të tretën ende nuk e dimë për kë e ka dhuratë 30 vjeçari. Reperi i hitit ‘Midis Tirone” shpesh e ka shfaqur publikisht dobësinë që ka për mamanë të cilën as sot nuk harroi ta surprizonte.

17190816_1493375577361945_7522784544240180400_n.jpg

Albana Osmani

Urimi prekës i albanës për mamanë e saj ishte ky: Gëzuar 8 marsin. Sa herë që në padijeni të kam “shtrënguar” nga flokët nënë, si kjo foshnjë në foto, ke qenë vendi më i sigurtë ku mund të mbahesha, vendi më i ngrohtë ku shpirti më tulatej. Njësoj ëhstë edhe sot në këto ndjesi dhe ende të shtrëngoj. Tanimë në përqafime, në ditë të mira të bukura, e nganjëherë, ngjashëm, si në këtë foto, mbahem në ty si vendi im më i sigurtë kur ditët nuk janë dhe aq me diell. E ti mban në vete e pa fjalë cdo gjë që si shkëmb i fortë, të gjitha stinët, ditët, gjithçka timen butësisht durueshëm, si uji që rrjedh përmes shkëmbit i qetë. E kristaltë si bora nëna imë Bora. Mam të dua shumë”.

 

albana_osmani.png

Ermal Mamaqi

“Këta janë dy mësuesit e jetës time. Nëse doni mësime “si të bëheni si unë” mund të lini takime në shtëpinë e prindërve të mi. Tashmë punojnë Part-Time. Gëzuar festën e Mësuesit!” Më dhënë shkollën e jetës, prindërit, më kanë mësuar se si të bëj çdo gjë me pasion”, shkruan moderatori në urimin e tij për prindërit.

ermal_mamaqi.png

Elia Zaharia

“Gëzuar 8 marsin zonja të nderuara! Uroj që çdo ditë e juaja të jetë e mbushur me ngrohtësi, respekt dhe dashuri! Faleminderit për dimensionin njerëzor që i jepni jetës tonë, ju nëna të dashura që falni botën për ne”.

elia_zaharia.png

Silva Gunbardhi

“Jetë, mirësi, mbështetje,mirëkuptim, dashuri=NËNË”, këto janë fjalët e arta të Silva Gunbardhit për të shtrenjtën e saj.

silva_gunbardhi.png

Enca

“Personi im i preferuar për çdo ditë të jetës””, kështu e ka uruar edhe Enca mamanë e saj. 

enca.jpg

Dhe urimi ynë për nënat në  ditën e  tyre nuk mund të mungojë:

Janë qëniet më të brishta dhe më të forta njëkohësisht. Janë mama, shokë, shoqe, shpatull ku mbështetesh, përqafim që të mbush me dashuri, fjalë që të mbushin me shpresë, me optimizëm. Janë gjithçka. Duajini mamatë, respektojini, kujdesuni çdo ditë sepse janë të vetmet që na falin dashuri pa kushte.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869