INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vipa-t e mirë, të këqinj dhe të shëmtuar. Ja cilët janë...

Vipa-t e mirë, të këqinj dhe të shëmtuar. Ja cilët janë...

Publikuar më: 14:43 16-05-2016

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka këngë si “Jam e vërtetë” dhe “Jenny from The Block” por sipas raportimeve, e lindura në Bronx është kthyer tashmë në Hollywoodiane. Ndërsa xhironte një video muzikore në Bronx, një adoleshente i ka kërkuar një autograf. Lopez e ka refuzuar dhe vajza i është përgjigjur: “Shko në djall, muzika jote është e shpifur gjithsesi”. Lopez më pas është kthyer nga stafi dhe ka thënë: “Ja pse nuk më pëlqen të kthehem në këtë vrimë miu”.

Mariah Carey

Mariah Carey është diva famëkeqe që thuhet se nuk lejon stafin ta shohë atë në sy gjatë kohës që është në prapaskenë! Ajo gjithashtu thuhet se nuk ecën dot me këpucë të sheshta dhe se refuzon të ndërrojë pelenat e fëmijëve.

Kanye West

Kanye West ka thënë gjithmonë se ndihet “i bekuar” për pjesët e tij private por sipas një punonjësi në një studio fotografike gjërat nuk janë siç duken. “Ne na u desh të bënim punë extra pas një shërbimi fotografik thjesht sepse Kanye donte që organi i tij të dukej më i madh”  ka thënë ai.

Julia Roberts

Julia Roberts është e urryer në Hollyëood, por jo vetëm pasi ajo nuk kishte një marrëdhënie të mirë as me të motrën e cila arriti të kryente vetëvrasje. Në një rast, Julia urrente një nga fustanet që ishte zgjedhur për të në një event. Në vend që t’ia shpjegonte këtë stilistit, ajo e mori dhe e hodhi fustanin tutje në dhomë dhe kur stilisti u largua ta merrte, ajo i ulëriti “As mos e merr mundimin!”

John Legend

John Legend, jo vetëm që është një aktivist në bamirësi dhe në politikë por ai thuhet se është edhe shumë i sjellshëm me personat që i shërbejnë.

Christina Aguilera

Christina Aguilera insistoi në një rishikim të çdo skene në “The Voice” dhe kërkoi që ato të rixhiroheshin nëse ajo dukej e shëndoshë.

Rihanna

Sipas revistës Star, Rihanna nuk e ka problem t’i dërgojë asistentët e saj në ndjekjen e një pate të egër nëse do. “Ne jemi gjithmonë diku në mes të askundit vetëm për të gjetur dicka fare të parëndësishme si kovën e duhur me akull apo ngjyrën e duhur të bllokut të shënimeve” thotë një nga burimet e brendshme.

 

David Beckam

David Beckam nga ana tjetër, thuhet se është shumë i sjellshëm me fansat, i dashur dhe shumë profesional. “Ai ka një jetë fantastike. Ka gjithashtu mënyra të të sjellurit dhe respekt për procesin e punës që mund të konsistojë edhe në shfaqjen në një event për një orë” thotë një burim. “Unë isha në një festë që mbahej për të dhe gruan e tij, dhe ndërsa ata largoheshin ai erdhi tek të gjithë ne punonjësit, na dha dorën dhe na falenderoi për mbrëmjen. Zot, sa i pashëm që është!”

Article Logic
Execution time: 0.0029442310333252