Kishte disa muaj që u zbulua nga mediet rozë dhe të gjithë ishim skeptikë pasi u përfol se dasma ndërmjet moderatorit Ledion Liço dhe aksioneres së Top Media, Sara Hoxha do të zhvillohej në Como.
Tashmë gjithçka duket më shumë se gati për të marrë jetë dhe dyshja pritet të lidhë kurorë mbrëmjen e sotme.
Klajdi Haruni, Alban Skënderaj, Getoar Selimi, Ola Hasani, Albana Osmani, Xhemi Shehu dhe shumë Vip-a të tjerë kanë postuar në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram imazhe nga vendi ku do të lidhin kurorë një nga çiftet më të përfolur të showbizz-it.
Me siguri dasma e sotme do t’i përgjajë një sinfonie të mrekullueshme të një orkestre të koordinuar në perfeksion.
S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim momentin e shumëpërfolur.../intv.al/