IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Vipat i japin lamtumirën mamasë së Adelina Ismajlit

Vipat i japin lamtumirën mamasë së Adelina Ismajlit

Publikuar më: 13:27 26-04-2016

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Mona Ismajlit tronditi ditën e djeshme botën e spektaklit.

Mamaja e  tre vajzave, Adelina, Ema dhe Zanfina, u nda nga jeta pasi nuk i mbijetoi dot një beteje të shkurtër, por fatale me sëmundjen e rëndë. Sot ajo u shoqëruar për në banesën e fundit dhe në këtë ceremoni nuk kanë munguar emra të njohur të spektaklit shqiptar, të cilët kanë bërë homazhet e tyre. Ndër emrat të cilët ishin të pranishëm figurojnë artistë apo personazhe të tjerë të famshëm si Blero, Dhurata Dora, Labi, Gili, Florent Boshnjaku, Fjolla Morina apo Met Alshiqi. Natyrisht që miqtë e saj nuk mund të mungonin në ditën më të vështirë të Adelinës, jo vetëm duke respektuar, por edhe duke u bashkuar me dhimbjen e saj.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003568172454834