Në kohët e sotme është mjaft e zakonshme të dëgjojmë për Vip-at që adoptojnë fëmijë, por e dinit që disa prej tyre janë vetë të adoptuar?
Jeni i adoptuar apo i rritur nga familja biologjike, kjo nuk ka ndonjë ndikim në të ardhmen tuaj. Këta Vip-a provojnë se të jesh jetim apo i adoptuar, nuk është pengesë në të qënit të suksesshëm, të famshëm apo të dyja bashkë.
Nicole Richie
Babai i saj i famshëm, Lionel Richie, dhe atëherë gruaja e tij, Brenda, ishin miq me prindërit biologjikë të Nicolës, të cilët vendosën se familja Richie do të mund t’I siguronte asaj një të ardhme më të mirë. Nicole thuhet të jetë marrë nga Richie kur ishte 3 vjec por është adoptuar në mënyrë ligjore kur ishte 9.
Steve Jobs
Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, është një tjetër i famshëm që është adoptuar. Kur ishte një fëmijë, prindërit e tij të pamartuar, e vendosën atë për adoptim. Më vonë, ai zbuloi se prindërit biologjikë ishin martuar dhe kishin një fëmijë, Mona Simpson, me të cilën ai pati një lidhje të ngushtë më pas.
Jamie Fox
Komediani dhe aktori, Jamie Foxx, u adoptua nga gjyshërit nga nëna, kur ishte vetëm 7 muajsh. Mamaja e Foxx, që është gjithashtu e adoptuar, ishte divorcuar nga babi I tij dhe nuk ndiente se mund ta rriste të birin e vetme. Foxx thotë se e ka patur dashurinë e një neë dhe babai por të brezave të tjerë dhe se ishte inkurajuar shumë nga gjyshja që të ndiqte ëndrrat e tij.
Marilyn Monroe
Marylin Monroe është e njohur më shumë për të qënit një yll kinemaje dhe një vajzë plot shkëlqim por ajo është edhe e famshmja e radhës që është adoptuar. E njohur si Norma Jeane Baker në ditët e saj të hershme, mamaja e saj vejushë, iu besua një instituti psikiatrik gjatë fëmijërisë së Marylinit gjë që e coi këtë të fundit nga njëra qendër birësimi tek tjetra derisa u strehua nga një mik i familjes kur jo ishte 11 vjec.
Bill Clinton
Ish Presidenti Bill Clinton, është një tjetër i famshëm i adoptuar, por jo i vetmi president i adoptuar. Babai i tij biologjik, vdiq në një aksident me makinë 3 muaj përpara se ai të lindte dhe mamaja e tij u vendos në Neë Orleans për të studiuar infermieri duke e lënë atë me gjyshërit. Më pas ajo u rikthye për të birin, tashmë e rimartuar. Sidoqoftë, ai nuk ruan kujtime të mira nga njerku i tij i cili ishte një kumarxhi dhe alkolist që abuzonte me të ëmën.
Nelson Mandela
Lideri i respektuar dhe aktivisti për të drejtat e njeriut në botë, u rrit si fillim nga prindërit e vërtetë, por më vonë u adoptua në moshën 9 vjecare kur babai i vdiq nga tuberkulozi. Ai u adoptua nga një mbret i fisit Thembu si një nder ndaj babait të tij të vdekur, që ishte një ish këshillues i kryetarëve të fiseve.
John Lennon
John Lennon u adoptua kur ishte 5 vjec nga tetoja dhe xhahai i tij. Prindërit u ndanë kur ai ishte 3 vjec. Pas kësaj, babai i tij u zhduk dhe e ëma kuptoi që ajo nuk mund të kujdesej e vetme për John. Xhaxhai dhe tetoja e tij, u kujdesën për rritjen e tij pasi ajo mori vendimin e vështirë.
Ray Liotta
Prindërit e Ray Liottës e adoptuan atë kur ai ishte 5 muajsh në Neë Jersey. Ata adoptuan gjithahstu një vajzë të vogël të quajtur Linda, pas Ray-t. Prindërit e tij adoptues të dy të pasuksesshëm ishin njerëz të klasës së mesme që u duhej të punonin fort. Prindërit adoptues e shtynë Ray-n të shkonte në kolegj si dhe të ndiqte ëndrrat e tij.
Ndonjëherë ne mendojmë që njerëzit e famshëm jetojnë një jetë interesante, gjithë shkëlqim, por shumë prej tyre, u është dashur të kalojnë kohë vërtetë të vështira.