INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vipat që u emocionuan për lajmin e shtatzanisë së Beyonce [FOTO]

Vipat që u emocionuan për lajmin e shtatzanisë së Beyonce [FOTO]

Publikuar më: 15:35 03-02-2017

Kryetema e këtyre ditëve është Diva e skenës botërore , Beyonce.

Ajo me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar fansat se ajo dhe bashkëshorti i saj , Jay Z  do të bëhen prindër për herë të dytë. Kjo foto theu rekord pëlqimesh duke lënë pas dhe foton më të pëlqyer ,atë të Selena Gomez.

Shumë nga miqtë të famshëm të çiftit nuk kanë nguruar për ti uruar në mënyra të ndryshme. Sot në "Fun Day" me Fatmën u fol për 5 personazhet VIP të cilët ishin shumë të emocionuar për këtë lajm.

E para e cila uroi Divën, Beyonce ishte mikesha prej shumë vitesh e Jay Z, Rihanna. Ajo shprehet shumë e gëzuar ,ku shkruan : "Jam shumë e emocionuar  për këtë lajm! Urime për ty Beyonce dhe për vëllain tim të madh Jay!

Rihanna.png

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila ka qenë pjesë e kompanisë diskografike, "Roc Nation" të Jay Z, edhe pse pas shumë problemeve me reperin e njohur , Rita nuk ka nguruar për ta uruar çiftin nëpërmjet këtij postimi ku thotë : " Poo, URIME!! Sa Bukur!"

Rita_Ora.png

Moderatoria dhe komediania e njohur, Ellen DeGeneres, preferon ta bëjë këtë urim me humor dhe thotë: "Jam edhe unë!" bashkangjitur me ketë foto ;

Ellen_DeGeneres.png

Urim i cili është komentuar së shumti është ai i modeles amerikane, Hailey Baldwin. Ja urimi saj: "Po ndihem sikur jam më e emocionuar për Beyonce që është shtatëzanë sesa do jem kur të jem me fëmijën tim"

Hailey_Baldwin.png

E fundit në këtë Top5 në "Fun Day" është këngëtarja me famë botërore, Zara Larsson, e cila uron çiftin duke shkruar "Janë binjakë!" shumë e emocionuar.

Zara_Larsson.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117