Të gjithë e dini fabulën Noizy - Rihanna dhe e dini që Rihanna u tregua “nuse” që dëgjon edhe pse e “tradhëtoi” Noizyn me miliarderin saudit.
Shumë personazhe VIP shqiptarë duan të arrijnë sukses në profesionin e tyre dhe një ëndërr për të gjithë është tregu ndërkombëtar. Të gjithë e shohin veten krah një personazhi VIP me famë ndërkombëtare dhe shumë prej VIPave tanë e kane pranuar se kanë fiksim personazhe të tillë. Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani në INTv foli për këta shqiptarë të famshëm që kanë fiksim yjet ndërkombetarë./intv.al/
01. Noizy dhe Rihanna ose ndryshe “nusja” e tij pasi shpesh herë ai e quan atë kështu. Reperi shihet se vazhdon ta ketë fiksim ‘nusen’ pas tradhëtisë me miliarderin saudit.
02. Roza Lati dhe 2Pac. Me siguri 2Pac do mbetet gjithmonë fiksimi i Roza Latit dhe këtë edhe ajo vet e ka shprehur kudo.
03. Çiljeta dhe “dashuria” e saj e parë, Ricky Martin. Dhe këtë gjë ajo e ka shprehur publikisht edhe në intervista.
04. Fatma Methasani dhe fiksimi i saj prej shumë kohesh Enrique Iglesias , madje moderatorja ka shkuar edhe në koncertet e tij “live”.
05.Kastro Zizo dhe Bebe Rexha shumë herë i kemi parë komentet e Kastros për Beben, gjithsesi Kastro ka më shume mundësi për të takur ‘fiksimin’ e tij, pasi Bebe vjen shpesh për vizita në Shqipëri.
06. Flori Mumajesi ka shprehur publikisht ‘dashurinë’ për Dua Lipan, dhe kjo ndodhi edhe pasi Dua publikoi “New Rules”./intv.al/