Pamje të fikshme janë bërë virale në të gjithë botën. Një grup të rinjsh prej 5-6 personash po bënin rafting. Ata më pas u rrëzuan në një nga ujëvarat. Të rinjtë nga SHBA kishin marrë në Parkun Shtetëror Ohiopyle në Pensilvani me qira një mjet lundrues dhe u nisën drejt ujit pa asnjë udhëheqës dhe informacion.
Ujëvara ishte 9 metra e lartë dhe personat në ujë kishin injoruar shenjat që i paralajmëronin që të ktheheshin në drejtim tjetër.
Gjatë lundrimit të lumit, grupi mori një kthesë të gabuar. Ata kaluan tre shenja paralajmëruese që i nxisnin të ktheheshin pas. Një nga ta ishet dhe më indiferent dhe shkruante ‘ujëvarë përpara’.
Momenti i frikshëm kur u përpinë nga uji është filmuar nga Cody Veronie, i cili i publikoi pamjet në Facebook. Video është bërë virale duke marrë më shumë se 70.000 shikime si dhe 1.000 shpërndarje, shkruan Daily Mail.