Si gjithmonë intervistat me personazhet me më ndikim në jetën publike në studion e ‘Trokit’ xhirojnë portalet online. Kështu po ndodh sot edhe me intervisten e Robert Berisha me moderatorin Ermal Peçi. Teksa të gjithë po merren më komentet e tij rreth dyshes Patris-Tuna, lojrat dhe ngacmimet e Ermalit gjatë bisedës sollën edhe disa deklarata të forta të Robertit, të njohura tashmë online si DISS-e.
Nisur nga udhëtimet e shpeshta të Robertit, Ermali e pyeti se ku dhe përse do çonte ai disa personazhe të njohura, nëse do të ishte piloti i avjonit. U pyet për Norën, Tunën, por edhe për Taynën.
Për këtë të fundit tha :
‘Nëse do isha paguar mirë, do e kisha nisur diku. Por vetëm nësë më paguan ajo. Me qenë unë pilot ajo duhet të paguaj shumë’.
Gjatë betejës ‘Kapi sekondat’ ai tregoi 4 gjërat që i japin jetës në çift dinamikë. Nuk mendohet kur thekson:
‘Respekti, puna, dashuria dhe seksi’
Kur u përmend seksi, Ermali i tha Robertit se disa personazhe në deklaratat e tyre e shmangin jetën seksuale madje ka këngëtare që thonë se janë ende të virgjëra. Ai ndërhyn duke thënë:
‘Po, po, të virgjëra në vesh’.
Ka ende diss-e të tjëra. Merrni përgjigjet në videot e mëposhtme