INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virozat gripale  fluks i madh urgjencash në QSUT

Virozat gripale fluks i madh urgjencash në QSUT

Publikuar më: 15:55 05-02-2018

Urgjenca pediatrike e QSUT-së është përballur më një fluks të madh pacientësh këto ditët e fundit.

500 fëmijë kanë marrë shërbim në urgjencën e Tiranës vetëm 24 orët e fundit. Kjo situatë shqetësuese është krijuar edhe për faktin se në spital është shtruar një numër i madh femijësh të prekur me virozën e fruthit. Kjo virozë ka prekur kryesisht fëmijët nën moshën 1 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar.

Duke bërë një krahasim me vitin e kaluar , numri i të prekurve nga virozat është pothuajse i njëjtë. Në atë periudhë qeveria vendosi që të mbyllë shkollat, kopshtet dhe çerdhet si masë parandaluese për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939