INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi i frikshëm “Zika” mbërrin në Europë

Virusi i frikshëm “Zika” mbërrin në Europë

Publikuar më: 11:45 24-01-2016

Virusi i frikshëm “Zika” duket se ka mbërritur edhe në Europë. Tre raste janë raportuar deri tani në Britaninë e Madhe. Po përhapet gjithnjë e më shumë, njihet si epidemia e Zikës, është virusi që kanë fëmijët që në lindje, virusi që ka infektuar deri më tani 13500 fëmijë, vetëm në Kolumbi dhe që mund të godasë mbi 700 mijë vetë. Lajmi dhe statistikat tronditëse u bënë publike nga Ministri i Shëndetësisë.

Sipas statistikave të organizatës shëndetësore amerikane, Kolumbia është vendi i dytë me normën më të lartë të të prekurve nga ky infeksion, tha Ministri Alejandro Gaviria përpara gazetarëve. Tashmë janë rreth 560 gra shtatzëna mes atyre të prekura nga ky virus, tha ministri ndërsa pranoi se gjithnjë e më shumë fëmijë në këtë vend po lindin me virusin zika të mbartur, që do të thotë me deformime gjenetike.

Ky virus, apo rastet e para me mikro-cefalitin, u publikuan për herë të parë në media në muajin tetor, ku foshnjet e prekura nga kjo anomali, vijnë në jetë me një kokë shumë të vogël.

Zika përhapet nga pickimi i mushkonjës Aedes aegypti, fajtore edhe për infektimin nga ethet tropikale. “Përvec 13500 rasteve aktuale, pra të fëmijëve që kanë lindur me këtë virus, janë zbuluar edhe 560 gra shtatzëna me virusin zika. Presim të shohim cfarë do të ndodhë” tha ministri i shëndetësisë.

Qeveria aktualisht po këshillon gratë kolumbiane që të shtyjnë përkohësisht shtatzëninë e tyre së paku për 6-8 muajt e ardhshëm për të shmangur një prekje potenciale nga ky infeksion, nga ky virus. “Gratë duhet të konsiderojnë idenë e shtyrjes përkohësisht të shtatzanisë së tyre. E bëjmë këtë sepse nuk duam në asnjë mënyre që dikush tjetër të preket dhe të rrezikojë nga ky infeksion, që mund të ketë pasoja vërtet serioze për jetën e tyre dhe të bebeve që do të vinë në jetë” tha ministri i shëndetësisë.

Qendra amerikane e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve, javën e shkuar paralajmëroi gratë shtatzëna të shmangin udhëtimin e 14 vendeve, përfshirë Kolumbinë dhe territoret e Karaibeve dhe Amerikës Latine, që aktualisht janë prekur nga ky virus.

Ndërkaq, edhe Bolivia ka raportuar rastet e para të prekjes nga ky virus. Që nga 7 janari, janë shënuar 3 raste, por që origjinën e virusit e kanë nga Brazili.

Article Logic
Execution time: 0.0027689933776855