INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi i Nilit kërcënon Shqipërinë. Pas tre vdekjeve në Greqi edhe në Kosovë shënohet viktima e parë

Virusi i Nilit kërcënon Shqipërinë. Pas tre vdekjeve në Greqi edhe në Kosovë shënohet viktima e parë

Publikuar më: 15:30 13-08-2018

Virusi i Nilit ka shënuar viktimën e pare në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ndërkohë një person tjetër është infektuar nga ky virus. Edhe në shtetin fqinj Greqi u shënuan tre viktima nga ky virus duke bërë që vendi jonë të jetë i kërcënuar. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, tashmë janë 17 viktima nga ky virus, nëntë në Serbi, tre në Greqi, tre në Itali, një në Kosovë dhe një në Rumani.
“Virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit, edhe pse rreth 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit perëndimor, transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit dhe zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. Simptomat e këtij virusi përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Infeksioni tek njerëzit kryesisht është rezultat i kafshimit nga mushkonjat e infektuara.

Article Logic
Execution time: 0.004425048828125