INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi i Nilit prek Greqinë, 2 të vdekur e 55 të infektuar

Virusi i Nilit prek Greqinë, 2 të vdekur e 55 të infektuar

Publikuar më: 08:12 09-08-2018

Zyrtarët e shëndetësisë në Greqi kanë konfirmuar dy vdekje të lidhura me virusin e Nilit Perëndimor. Të dy viktimat ishin banorë të Atikës perëndimore. “Ekathimerini” shkruan se që nga fillimi i sezonit të verës, 55 raste të virusit të mushkonjave janë raportuar në Greqi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO). Dymbëdhjetë prej këtyre personave po trajtohen në spital pasi virusi ka prekur sistemin e tyre nervor qendror. Katër janë në kujdes intensiv. Në një deklaratë të mërkurën, Bashkimi i Bashkive dhe Komuniteteve të Greqisë (KEDE) sulmoi Autoritetin Rajonal të Attikës për dështimin në nisjen e masave gjithëpërfshirëse të kontrollit të mushkonjave. Virusi i Nilit u shfaq për herë të parë në Greqi në vitin 2010 pas disa dekadash, në një formë epidemie që përfshiu më shumë se 260 persona, prej të cilëve 190 u prekën nga meningjiti dhe encefaliti, ndërsa numri i viktimave arriti në 35 vetë, kryesisht të moshës mbi 60 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0018138885498047