INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Virusi” Pokemon Go, pushton dhe shqiparët

“Virusi” Pokemon Go, pushton dhe shqiparët

Publikuar më: 10:49 21-07-2016

Pokemon Go është një lojë, falas për t’u luajtur, duke përdorur vendndodhjen e bazuar në realitet. Pokemon Go u përhap në të gjithë rajonet e globit në korrik të 2016. Duke përdorur GPS dhe aksesin në kamerën e pajisjes ku është instaluar, lojtarët kapin, luftojnë stërvitin krijesa virtuale, të cilat quhen Pokemon, që shfaqen në ekranin e pajisjes ku është instaluar loja si të ekzistonin në jetën e vërtetë. Loja është falas për t’u luajtur, por gjithashtu mbështetët mbi blerjet e artikujve shtesë të lojës.
Loja u bë aq popullore për shkak se lidh botën virtuale me atë real, si dhe u vlerësua nga disa studiues si përmirësues i dukshëm i shëndetit mendor dhe fizik të lojtarëve.
Kjo lojë, nisur të ketë popullaritet edhe në Shqipëri, ku lojtarët kanë krijuar dhe grupime të  ndryshme në rrjetet sociale për ta bërë lojën më interaktive.
Grupi Pokemon Go Albania ndihmon lojtarët për të njoftuar në lidhje më lëvizjen e radhës. Kushdo që ka vendosur ose ka ndërmend të vendosë një “Lure”, një nga objektet që ndjekin lojtarët, e publikon në grup. Grupi është publik në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfitojnë.

Ata kanë vendosur dhe disa rregulla logjike:

1- Në grup publikohet vetëm ora dhe vendi ku do të vendoset një Lurë
2- Evitoni komentet neper publikime.
3- Nëse orari dhe vendi iu duket i papërshtatshëm nuk i intereson njeriu.
4- Publikimet jashtë teme nuk bëhen në grupin “Pokemon Go Albania”
Grupi Pokemon Go Albania numëron plot 776 antarë, në vetëm pak ditë që është krijuar.
Aksionet e gjigandit japonez të teknologjisë u dyfishuan në vlerë pas prezantimit të lojës në 6 korrik duke e çuar vlerën e tij në treg në 42 miliardë dollarë.
Pokemon Go u rendit si aplikacioni më i shkarkuar duke lënë pas edhe aplikacionet si Facebook, Snapchat, Viber, Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158