INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Virusi vdekjeprurës po i kanoset botës, mjekët shpallin emergjencën

Virusi vdekjeprurës po i kanoset botës, mjekët shpallin emergjencën

Publikuar më: 12:41 11-04-2017

Po vjen një e madhe, një epidemi e madhe gripi. Ekspertët thonë se janë në pritje për një të tillë. Kur të ndodhë, ata do të na e tregojnë, por me shumë mundësi ajo do të ketë një ndikim më të madh mbi njerëzimin sesa çdo gjë tjetër që është aktualisht duke ndodhur në botë, shkruan CNN, citon Syri.net.

I tillë është rasti i një epidemie gripi shumë vdekjeprurëse. Dhe kur të vijë, do të ndikojë çdo qenie njerëzore të gjallë sot.

Gripi pandemik është apolitik dhe nuk bën diskriminim: ai nuk njeh të pasur e të varfër. Kufijtë gjeografikë nuk kanë kuptim dhe mund të qarkullojë rreth globit brenda pak orësh.

Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën “grip”,  menjëherë mendojnë për një grip stinor. S’ka dyshim se gripi stinor mund të jetë vdekjeprurës, veçanërisht për shumë të vegjlit dhe pleqtë, po aq sa dhe për ata me sistem imunitar të dobët.

Rreziku juaj për grip mund të jetë i lidhur me vitin kur ju keni lindur.

Për shumë njerëz, megjithatë, virusi i gripit stinor, që ndryshon nga pak çdo vit, nuk është shumë i rëndë sepse sistemi ynë imunitar e ka parë tashmë një virus gripi të ngjashëm dhe kështu mendon sesi ta luftojë atë.

Gripi pandemik është një kafshë tjetër dhe ju do ta mund ta kuptoni ndryshimin.

Pandemik do të thotë: Pan – “mbarë,  gjithë”, kurse demic (demografik) nënkupton botën.

Është emërtuar mirë, sepse gripi pandemik shpërndahet me lehtësi në të gjithë botën.

Ky lloj virusi mund lehtësisht të lëshohet nga kafshët ose të jetë rezultati dramatik i një serie mutacionesh, virusesh të qarkulluara më parë.

Gjithsesi, rezultati është diçka që nuk e kemi parë kurrë.

Shpresa jonë e vetme

Shpresa jonë e vetme me gripin pandemik, pasi nuk mund të mbështetemi vetëm në aftësinë e trupit tonë për ta luftuar - është një vaksinë. Një vaksinë është e vemja shpresë e vërtetë.

Ky fakt është arsyeja e numrit 24 që është ngulitur në kokën time muajt e fundit ndërsa kam qenë duke punuar për një film origjinal të CNN “Armiku i padukshëm”. Unë kam shprehur bindjen se ne mund të zhvillojmë dhe të përdoim një vaksinë gripi pandemik, 24 javë më përpara sesa është parashikuar aktualisht, për të pasur një ndikim që mund të ndryshojë rrjedhën e historisë njerëzore.

24 javë më shpejt nënkupton diferencën ndërmjet 20 mijë personave që vdesin nga pandemia e gripit të ardhshëm dhe më shumë se 20 milionë personave!

Vetëm në shekullin e 20 ne përjetuam një pandemi gripi serioze. Gripi spanjol i 1918 ishte një katastrofë e paprecedentë. Vlerësimet më të mira të ekspertëve ishin që 20% deri 40% e botës u sëmur dhe më shumë se 50 milionë njerëz vdiqën. Vetëm në SHBA vdiqën 675 mijë persona gjatë 8 muajve nga shtatori 1918 deri në prill 1919.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057